Rozë

Vjen reagimi i parë i Noizy-t pas përfundimit të koncertit të tij “Alpha Show”

Noizy mbrëmë ka realizuar koncertin gjigant në Tiranë të quajtur “Alpha Show”.

Reperi bëri një intro spektakolare me zërat e moderatorëve më të njohur duke thërritur emin e tij në skenë.

Kurora gjigande që ishte e vendosur në mes të skenës ngrihet në ajër gjatë momentit që artisti ngjitet në skenë.

I mirëpritur me brohorima dhe duartrokitje të shumta reperi e hapi performancën me këngën e tij “OTR me zemër” e cila dhe pse e vjetër dëgjohet ende edhe sot.

Artistët shqiptar që performuan në skenën e Alpha Show-t të cilët kanë sjellë bashkëpunime të fuqishme bashkë ishin: Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj.

Teksa nuk munguan as kolegë të cilët nuk kanë bashkëpunuar me reperin deri tani, por që nuk hezituan të shprehin mbështetjen e tyre me performanca të mrekullueshme. Të tillë si: Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Orhidea Latifi ose Kida apo edhe Stresi.

Reperi ftoi në koncertin e tij dhe artistë të huaj nga Gjermania, Anglia apo Italia të cilët dhuruan një performancë të zjarrtë për publikun shqiptar.

Së fundmi ka ardhur dhereagimi i parëi reperit pas përfundimit të koncertit të tij. Ai postoi në Instagramin e tij një foto të momentit kulminant gjatë përformancës së tij, me kurorën gjigande të ngritur në ajër dhe një spektakël me fishekzjarre.

“Saga vazhdon”- shkroi reperi.

Pas 16 vitesh të sukseshme në karrierën e tij muzikore, Noizy arriti ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.