Rozë

Vjen reagimi i Arbenitës pasi Fero tha se është duke vuajtur? (VIDEO)

Fero dhe Arbenita Ismajli

Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita siç duket janë ndarë.

Shkak është bërë një bisedë që ka publikuar modelja – ku shihet që futbollisti Brazilian, Neymar, i ka shkruar në Tik Tok.

Ndonëse nuk u konfirmua akoma zyrtarisht nga çifti, dyshimet nisën pasi u zbulua se nuk ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.

Ndërkaq, nëpërmjet një ‘livestream’ në Instagram, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë.

“M’ka lon Arbenita, jam tu vujt, jam tu vujt, kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam tu vujt”, tha Fero.

Nuk dihet nëse këtë Fero e tha me ironi, për shkak të situatës së krijuar.

E lidhur me situatën ka reaguar edhe modelja, por ka përdoru një mënyrë shumë sfiduese.

Ajo ka ndarë një video në Instagramin e saj ku thuhet: “A mendon se janë të rëndësishëm burrat? Për çfarë?”

/Shqip.com