Rozë

Vjen “AMA” e Majk dhe Bardhit, por vëmendja i shkoi e tëra Kejvina Kthellës

Dy reperët Majk dhe Bardhi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ama” titullohet kënga e tyre e përbashkët, e cila është ritmike dhe shumë verore.

E muzika dhe teksti janë përkujdesur dhe realizuar nga vet dyshja.

Por është modelja në klip e cila po mer më së shumti komente në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila për shikuesit ka dhuruar një performancë mjaft provokuese, të xhiruar në plazh e me bikini.

Ajo dukej shumë bukur, e këtë e kanë konfirmuar dhe shikuesit duke komplimentuar dukjen e saj në komente.

Kënga është publikuar sot dhe po arrin një shikueshmëri mjaft të madhe në YouTube. /SHQIP.com