Lajme

Vjedhje e rënd në Termocentralin Kosova A, arrestohet një person

Termocentrali Kosova A

Një vjedhje e rënd ka ndodhur mbrëmë në Termocentralin Kosova-A në Obiliq.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth kësaj është arrestuar një person dhe një tjetër gjendje në arrati.

“marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

PK ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuar është dërguar në mbajtje./Shqip.com