Lajme

Vjedhje 100 mijë euro në Facebook, kapet 28-vjeçari në Tiranë

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi rezulton se ka mashtruar disa shtetas kosovarë duke u “grabitur” më shumë se 100 mijë euro.

Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale L.P., 28 vjeç banues në Tiranë.

I riu u ka vjedhur llogaritë në Facebook disa shtetasve kosovarë dhe përmes tyre, u kërkonte para të afërmve të tyre.

Sipas policisë së shtetit, shtetasi L.P. ka vjedhur më shumë se 100 mijë euro përmes mashtrimit.

Policia i sekuestroi 7 karta bankare, 2 laptopë dhe dhjetra fatura të tërheqjes së parave.

/Shqip.com