Lajme

Vjedhja e 2.1 milionëve, nis dëgjimi i zyrtares së Thesarit të Shetit

Seanca ndaj Grudës dhe Shalës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me dëgjimin e Medije Musliut, zëvendësdrejtore për Operime në Thesarin e Shtetit, po vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shtetit.

Pas dëgjimit të dëshmitares Musliu, pritet që të dëgjohen edhe Rehana Shahini dhe Imer Rudari.

Seanca e fundit për këtë rast, u mbajt më 28 shkurt, në të cilën i akuzuari Kadri Shala u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat që i vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndërsa, në seancën e mbajtur më 11 shkurt, i akuzuari Labinot Gruda e kishte pranuar fajësinë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala.

Seanca gjyqësore për vjedhjen e 2 milionë eurove

Në aktakuzë thuhet se Gruda, akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.

Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohet për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes se Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se Labinot Gruda veprat penale që i vihen në barrë i kreu në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve-Thesari i Shtetit. Ndërsa, Kadri Shala ishte i autorizuar ligjor në kompaninë “LDA Group SHPK”.

Sipas PSRK-së, si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve Labinot Grusha dhe Kadri Shala buxhetit të Republikës së Kosovës, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

“Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave, të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës.”, thuhej në komunikatën e PSRK-së.

Ai shtoi se Beogradi arriti të hapë një perspektivë ekonomike për popullin serb në Kosovë, të investojë në arsim, shëndetësi dhe politikë sociale, që sjell rezultate të caktuara, por se “niveli i respektimit të të drejtave të njeriut të popullit serb në Kosovë dhe Metohia është e papranueshme e ulët”./SHQIP.com