Lajme

Vizitorët i çojnë para një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Oficerët e Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kanë parandaluar futjen e një shume parash brenda burgut.

SHKK njoftoi se “oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës”.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare. I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar mjetet monetare. Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet, SHKK thotë se “është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com