Lajme

Vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë, dënohet me dy vjet burgim

Vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë, dënohet me dy vite burgim
Vizatoi pikturë kundër luftës në Ukrainë, dënohet me dy vite burgim

Një burrë nga Rusia, bija e të cilit vizatoi një pikturë që tregon bombardimet ruse mbi familjet civile në Ukrainë, është dënuar me dy vjet burgim.

Aleksei Moskalov, burri nga qyteti Yefremov, është dënuar sot për diskreditim të forcave ruse, përkatësisht për shkak të komenteve të bëra në internet.

Vajza e tij 12-vjeçare Maria (Masha), nxënëse e klasës së gjashtë, vitin e kaluar refuzoi të marrë pjesë në “orën patriotike” në shkollën e saj, dhe realizoi një vizatim ku shihen raketat ruse duke fluturuar mbi familjet që kishin mbi kokë flamurin ukrainas.

Madje në një vizatim ajo kishte shkruar “Slava Ukraini” apo lavdi Ukrainës, veprim ky që ndalohet me ligj në territorin e Rusisë.

E kur punonjësit e shkollës i telefonuan policisë për shkak të vizatimit, Aleksei kërkoi këshillë nga ekspertët e fushës së drejtësisë.

Megjithatë, nuk i shpëtoi “kthetrave” të policisë të cilët filluan të hulumtojnë llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke kërkuar një arsye që ta vendosin prapa grilave.

Moskalov ishte dënuar fillimisht me 32 mijë rubla (rreth 415 dollarë) për shkak të deklaratave të bëra në internet, duke i quajtur ushtarët rusë përdhunues.

Ai këto komente i pati bërë pasi u zbuluan krimet e luftës që i kishin kryer ushtarët rusë mbi civilë ukrainas në Bucha të Ukrainës.

/Shqip.com