Rozë

Vivien shuan kurreshtjen rreth lidhjes me Getinjon

Lëvizja e parë ishte fshirja e fotove me njëri-tjetrin nga Instagrami nga të dytë dhe më pas largimi i secilit nga pjesa për të mos u ndjekur.

Dhe duket se edhe këtë herë Instagrami ka qenë një tregues i saktë, pasi ka qenë vetë Vivien që ka konfirmuar ndarjen.

Ajo do jetë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” dhe në promon e emisionit është shfaqur momenti kur tregon se i kanë dhënë fund historisë.

Vivien thotë se mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

“Nuk jam më me Getin, jemi ndarë. Ndoshta ne u nxituam pak më shumë seç duhet”, thotë ajo.

E po ashtu ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë në “Love Island”. E pyetur nga Aulona nëse ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë në ekran ajo thotë: “Ku i dihet mbase marrim pjesë në ndonjë ishull.”

/Shqip.com