Lajme

Vitin e ardhshëm bëhet regjistrimi i popullsisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është marrë vendimi që regjistrimi i ri i popullsisë të bëhet vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se një veprim i tillë që do të fillojë nga shtatori e deri më 17 tetor të vitit 2023.

“Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”

Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të së dhënave demografike e socio-ekonomike, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com