Lajme

Vitia thotë se vaksinat janë të sigurta, paralajmëron rishikim të masave brenda javës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vaksinimit në Sallën “1 Tetori”, tha se qytetarët nuk duhet të kenë hezitim sa i përket përzgjedhjes së vaksinës, meqë që të dyja llojet e vaksinave që Kosova ka në stok, janë të sigurta, njofton Shqip.com.

Kështu u shpreh ai në konferencën për media të mbajtur pasi mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Derisa bëri thirrje për qytetarët që të aplikojnë për vaksinim dhe ju kërkoi që të mos kenë dyshime për sigurinë e vaksinës që marrin, ai foli edhe për rishikimin e masave të reja.

Vitia tha se masat do të rishikohen gjatë kësaj jave dhe do të flitet me ekspertët për marrje të rekomandimeve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë që këto vaksina t’i kemi të sigurta dhe qytetarët të mos hezitojnë të vaksinohen. Kemi vaksina kundër-COVID, Janë dy lloje në stok – Astrazeneca dhe Pfizer, për ne të dy vaksinat janë të sigurta sepse janë të aprovuar në EMA dhe të gjithë qytetarët që vijnë do të marrin vaksinë të sigurt. Qytetarët duhet të jenë të bindur që ne do të mbajmë vetëm vaksina të sigurta”, ka thënë ai.

“Rishikimi i masave do të bëhet gjatë kësaj jave, do të flasim prap me ekspertë dhe kur marrim rekomandimet e tyre do të njoftohen qytetarët e Republikës”, shtoi Vitia. /Shqip.com