Lajme

Vitia: Nga viti i ardhshëm do të jetë në dispozicion doza e tretë e vaksinës anti-COVID-19

Ministri i Shëndetësisë., Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur se doza e tretë e vaksinës anti-COVID-19, do të jetë në dispozicion për qytetarët e Kosovës në vitin e ardhshëm, njofton Shqip.com.

Në një konferencë për media pas vizitës në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, Vitia tha se kanë marrë parasysh përvojën e vendeve tjera që përkundër vaksinimit me dy doza të qytetarëve, ka pasur shpërthim të rasteve.

“Profesionistët nga IKSHPK-ja na kanë bërë me dije qartë në MSH se sipas gjitha gjasave do të kemi nevojë për dozën e tretë të vaksinave, marrë parasysh përvojën e vendeve tjera që përkundër vaksinimit me dy doza të qytetarëve ka pasur shpërthim të rasteve me variantin Delta. Kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë dhe do të jetë në dizpocion të qytetarëve të Kosovës vitin e ardhshëm”, ka thënë Vitia.

Lexo edhe:
Vitia: 600 mijë vaksina i kemi në stok – flet edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve

Paraditen e së martës, në një konferencë për media, Vitia kishte thënë se Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për të siguruar kontratë për furnizim me doza të vaksinës, për të aplikuar dozën e tretë./Shqip.com