Lajme

Vitia me ironi: Kam dëgjuar se i “kisha 20 të dashura”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë me ironi se ka dëgjuar shpifje se “ai i kishte 20 të dashura”.

Thotë se shpifje të tilla e kanë lënduar atë dhe familjen e tij.

 “Është folur për shumë gjëra dhe janë përmendur shumë emra, prandaj po them 20 e më shumë. Kjo është një çështje që më ka lënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time jashtëzakonisht shumë”, ka deklaruar ai.

Të gjitha këto fjalë që qarkullonin për të – i hodhi poshtë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë që është qarkulluar, por këto janë absolutisht shpifje dhe më kanë lënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time”.

Lexo edhe:
Kjo është ëndërra e Arben Vitisë për Prishtinën

E pranon që shpesh ka qenë i mllefosur kur ka dëgjuar fjalë të tillë, duke thënë se më Kosovë nuk është bërë një fushatë e ngjashme në politikë.

“S’e kam pritur të bëhet një fushatë e tillë denigruese, me shpifje, me goditje nën brez e me shpifje të cilat përkundër tentimit të uljes së autoritetit as në ëndrrën më të keqe nuk do të kisha mundur të mendoj se do të bëja për dikë tjetër në këtë mënyrë”.

Vitia mori mbi 42 për qind të votave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ka më shumë se 11 mijë vota se Përparim Rama i LDK-së.

Ai më 1 tetor ishte larguar nga Ministria e Drejtësisë për t’i hyrë garës për Prishtinën. /Shqip.com