Lajme

Kjo është ëndërra e Arben Vitisë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV - Arben Vitia

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, thotë e ka një ëndërr – që “Prishtina të jetë vend i jetueshmëri”.

Për këtë deklaron se më 14 nëntor synon t’i fitojë zgjedhjet lokale, ku kundërkandidat në garën e kryeqytetit e ka Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vitia, gjatë një interviste në Klan Kosova, pohoi se “pa ëndërr nuk ka plan”.

Lexo edhe:
Abdixhiku: Nuk e lejojmë që VV ta kontrollojë sistemin e drejtësisë

Për këtë tregon se një shoqe e ka këshilluar që “t’i mbyllë sytë dhe ta mendojë Prishtinën”.

Kjo përvojë për Vitinë, sigurisht kishte përfundime – të cilat i tregoi.

“Përfundimi ka qenë që Prishtinën e shoh të jetueshme. Andrra ime është që Prishtina të jetë e jetueshme, në kuptimin e jetueshme për të gjitha kategoritë”.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

“E jetueshme me trotuar të duhur ku personat pa dallim aftësie dhe prindërit do të mund të ecin lirshëm në to. E jetueshme për personat e sëmurë me shërbime ekstra shëndetësore”.

“E jetueshme që qytetarët të kenë parkingje të mjaftueshme. E jetueshme që qytetarët të mos kenë bllokadë në trafik”.

“E jetueshme që të ketë ambiente për të dalë për të pirë një kafe në park ose të ketë hapësirë të gjelbëruar afër lagjes së tyre për të lexuar një libër ose për t’u takuar me dikë. Është një kompleksitet i gjërave të cilat e bëjnë Prishtinën më të jetueshme, më të pastër, më të shëndetshme dhe më mobile”, deklaroi ai.

Vitia mori mbi 42 për qind të votave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ka më shumë se 11 mijë vota se Përparim Rama i LDK-së.

Ai më 1 tetor ishte larguar nga Ministria e Drejtësisë për t’i hyrë garës për Prishtinën. /Shqip.com