Kulturë

Viti jubilar i Festivalit të Birrës në Prishtinë vjen me kauzë

Festivali, Beerfest,

Beerfest Kosova, me rastin e 10 vjetori të organizimit, me 13, 14 dhe 15 gusht, vjen me një kauze të re me qëllim për të kontribuuar sadopak në parandalimin e ndryshimeve klimatike.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se ky vite do të jetë më ndryshe se që jemi mësuar t’i shohim me parë.

“Meqë është vit jubilar, kemi vendos me sjell diçka të re, do të jetë një kauzë për të kontribuar në përmirësimin e zinxhirit sa i përket parandalimit të ndryshimeve klimatike. Konkretisht do të nisim një kauzë sa i përket riciklimit, ku bashkë me organizatat mjedisore do të demonstrojmë se si mund të ndihmojmë në këtë aspekt”, theksoi Zeqa.

Këtë vite audienca do të këtë mundësinë për të degustuar birra nga brendet më të njohura e po ashtu do  të këtë argëtim përmes lojërave dhe programit të pasur artistik.

“Edicionin e 10 të festivalit të birrës, ja dolëm ta organizojmë ndonëse në një situatë pas pandemisë ku jemi ballafaquar me sfida të shumta. Ky vit do të sjell brende të njohura të birrave ndërkombëtare, birra të reja artizanale vendore, përveç tjerash edhe birra jo alkoolike me 0 % alkool dhe birra me shije të ndryshme ekzotike”, bën të ditur organizatori i këtij festivali, Leart Zeqa.

Organizatat mjedisore që do ta mbështesin realizimin e kësaj kampanje do të jenë: Let’s do it Kosova, Kosova Glass Recycling, ECOZ dhe Kompania Pastrimi./SHQIP