Teknologji

Vision Pro, nga shkurti del në shitje

Apple është shumë afër lansimit të kufjeve të saj me realitet të përzier, Vision Pro.

Ngjarja pritet të ndodh në fund të janarit, kurse shitjet në shkurt 2024.

Një raport nga Mark Gurman thotë se Apple po rrit prodhimin e Vision Pro në Kinë dhe u ka dërguar e-mail zhvilluesve, për t’u kërkuar atyre të testojnë aplikacionet, duke përdorur mjetet më të fundit dhe t’i dërgojnë produktet e tyre për miratim.

Së fundmi, Apple po dërgon staf nga dyqanet e saj të përvojës në selinë e Apple për t’i trajnuar në përdorimin e Vision Pro të ri, duke përfshirë edhe mënyrën e lidhjes së shiritit të kokës së pajisjes, të ndryshoni lentet, etj.

Apple po përgatitet qartë për një prezantim të madh për Vision Pro që pritet të kushtoj rreth 3,500 dollarë, por do të ketë edhe një version më të përballueshëm, për të cilin po punohet, por nuk ka detaje.

/Shqip.com