Lajme

Vishaj: Vështirë të parashikohen valët e reja të COVID-19 por Infektiva është e gatshme

Qendra Infektive në QKUK

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë është vështirë të bëhet parashikim për valët e reja të COVID-19, por klinika është e gatshme çdo herë për ofrimin e shërbimeve.

Në një intervistë për media, Vishaj tha se valët e COVID-19 varën nga situata se si do të zhvillohet.

“Këtë valë nuk e kemi pasur shumë të ashpër. Tash valët që vijnë në vijim varet prej situatës se si do të zhvillohet. Sigurisht se është vështirë të bëhet një parashikim. Por gjithsesi ne jemi të gatshëm për çdo valë që vjen të ofrojmë shërbime”, u shpreh Vishaj.

Po ashtu, foli edhe për pasojat afatgjate duke shtuar se pacientët kanë manifestuar formën më të rëndë në mushkëri.

Klinika Infektive

“Pasojat afatgjatë varësisht prej formës që ka manifestuar pacienti. Kemi pacientë që ka manifestuar formë shumë të rëndë në dëmtim të mushkërive dhe këta në të ardhmen mund të zhvillojnë shkallë të dëmtimit të mushkërive, fibroza ose kemi pacientë që kanë pasur dëmtim të enëve gjakut dhe janë detyruar të amputohet këmba”

Drejtori tregoi se pasojat afatgjatë të COVID-it  në përgjithësi ekzistojnë dhe ato janë të pranishme në mesin e pacientëve.

Se kur do të kalojë kjo gjendje, Vishaj tha se është vështirë të japim prognozë, por se valët po janë me një ashpërsi më të vogël dhe po është më i lehtë të menaxhimi i tyre.

Vishaj, foli edhe për linë e majmunëve duke thënë se nuk ka të dyshuar, ani pse e ka përfshirë tërë rajonin./Shqip.com