Sport Shqiptar Gardiani nga Kosova – lider në Superiore

Visar Bekaj – “muri” i Tiranës

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj

Tirana po udhëton drejtë titullit.

Edhe kur “artileria” e sulmit nuk i funksionon – kjo nuk paraqet rrezik për bardhekaltërit.

Sepse në portë – kanë gardianin nga Kosova, Visar Bekaj.

Numri 1 i skuadrës– në një intervistë për Shqip.com ka rrëfyer për ambientimin në Superiore, formën momentale dhe synimet me Përfaqësuesen e Kosovës.

Fillimisht, ai tha se “ambientimi te Tirana nuk ka qenë i vështirë. Ekipi më ka pritur shumë mirë, po ashtu edhe tifozët më kanë ofruar përkrahje të ngrohtë. Në një qytet si Tirana nuk është e vështirë të përshtatesh”.

May be an image of 1 person and standing
Visar Bekaj

Bekaj, potencon se është shumë i kënaqur me formën aktuale që po kalon “jo vetëm individualisht, por edhe në aspektin ekipor. Shpresoj që të vazhdoj kështu edhe më mirë, edhe pse jo të bëjmë edhe një lëvizje më shumë”.

Por, numri 1 dëshiron që ta rrisë nivelin e performancës akoma.

“Ndoshta është forma më e lartë, ndoshta jo. Kam pasur sezone shumë të mira edhe me Prishtinës, ku kam thyer rekorde për mos pranim të golave. Shpresoj që në të ardhmen të bëjmë gjithmonë paraqitje edhe më të mira”.

May be an image of 1 person
Visar Bekaj

Visari – tash e sa kohë është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, ku ende nuk është titullar, por shpreson që në të ardhmen ta arrij.

“Patjetër, synimi im kryesor është të jem numri 1 i portës së Kosovës”.

Ndërsa, nënvizon se “të jesh pjesë e Dardanëve është nder, krenari, përgjegjësi dhe kënaqësi”.

Për fund, ai tregon edhe ndryshimet mes futbollit në Kosovë dhe atij në Shqipëri, dhe tha se “dallimi kryesor mes Superliges së Kosovës dhe Shqipërisë është në infrastrukturë, sepse këtu (Shqipëri) punohet më shumë fizikisht dhe taktikisht”

No photo description available.
Visar Bekaj – duke u stërvitur me Përfaqësuesen e Kosovës

Teksa, shtoi se “për nga cilësia e lojtarëve jemi njësoj, për të mos thënë që më mirë në Kosovë”.

Bekaj ishte bashkuar me skuadrën nga kryeqyteti shqiptar në vitin 2021 dhe që nga atëherë ka qenë titullar i padiskutueshëm.

Sa i përket formës ekipore, Tirana është lidere e 66 pikë të grumbulluara dhe trofeu është veçse punë e kryer, sepse Laçi i vendit të dytë ka 15-të pikë më pak. /Shqip.com