Sport Shqiptar

Visar Bekaj: Është turp, titulli është i pamundur tani 

Tirana barazoi 2:2 ndaj Bylisin në xhiron e parafundit të Superligës së Shqipërisë dhe humbin pozitën e parë në tabelë.

Pas ndeshjes, portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka folur për kamerat e Oversport duke thënë se lufta për titull tashmë ka përfunduar.

Bekaj poashtu shtoi se ajo çfarë ndodhi sot në stadium vërtetë ishte e turpshme.

“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë. Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare. Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën. Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, u shpreh pas ndeshjes Bekaj për “Oversport”.

/Shqip.com