Viola Von Cramon: Samiti i BE-së dështim i plotë
Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon e ka quajtur të dështuar samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimore.
Përmes një reagimi në Twitter, raportuesja për Kosovën është shprehur se kjo dërgon një sinjal katastrofë.
“Ky Samit BE-Ballkani Perëndimor ishte një dështim i plotë. Kjo dërgon vërtet një sinjal katastrofik. Ka vetëm një person të lumtur nga kjo situatë, dhe ai djalë ulet në Kremlin” ka shkruar Cramon në Twitter.
Në Bruskel, dy ditë më pare u mbajt samiti dyditor.
Emisari i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer vendet e këtij rajoni.
Lajçak thotë se janë krenar për udhëheqjen e tyre evropiane në pjesën lindore por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.
Në samitin e BE-Ballkani Perëndimor, morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Kosova dhe qytetarët e saj kanë pritur që në këtë samit të diskutohet për liberalizimin e vizave.
Megjithatë në mbledhjen të Këshillit të Evropës nuk u diskutua fare për këtë proces për Kosovën.
Kurse, Osmani tha se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave ndërsa i kërkoi BE-së që ta “marrë hapin e guximshëm”.
Kurse, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut as këtë herë nuk u anëtarësuan në BE./Shqip.com
This EU – Western Balkans Summit was a complete failure.
This sends really a disastrous signal.
There is only one person happy from this situation, and that guy sits in the Kremlin.https://t.co/ECfWPM2AX5
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 24, 2022