Sport Ndërkombëtar

Vinicius “shënon” jashtë fushës, në lidhje me këngëtaren e njohur (FOTO)

Vinicius Jr është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Lojtari i Realit të Madridit është kthyer në një pikë referimi në formacionin e Ancelottit.

Mirëpo futbollisti brazilian tani po përbën lajm përtej spektaklit që jep në fushën e gjelbër.

Reali është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, skuadra “merengues” do të zhvillojë disa ndeshje miqësore.

Nga ana e tij, Vinicius Jr do t’i bashkohet Realit më 19 korrik, pas përfundimit të pushimeve.

Sulmuesi brazilian, prej javësh me pushime, ka konfirmuar zërat për jetën e tij private. Ai është në një marrëdhënie me Kenia Os, këngëtaren 23-vjeçare meksikane.

Përveçse kanë shkëmbyer mesazhe dashurie përmes rrjeteve sociale, ku sportisti i ka uruar ditëlindjen, ata kanë konfirmuar edhe udhëtimin veror, krah njëri-tjetrit.

Të dy kanë marrë një avion për në Brazil dhe kanë shijuar pamjet mahnitëse të Rio de Zhaneiros statuja e Krishtit.

/Shqip.com