Sport Ndërkombëtar

Vinicius e vazhdon rrugëtimin me mbretërit

Vinicius Junior

Në formacionin e Carlo Ancelottit është i pazëvëndësueshëm dhe nuk e ka ndërmend të ndërrojë ambient.

Vinicius Junior do e vazhdojë rrugëtimin me Real Madrid deri në vitin 2026.

Këtë e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter.

“Marrëveshja e përfunduar. Real Madrid ka arritur marrëveshje të plotë me Vinícius Júnior për të nënshkruar kontratë të re me vlerë deri në vitin 2026. Marrëveshje katërvjeçare. Ja ku po shkojmë.

▫️ Është 100% dakord, njoftimi në korrik.

▫️ Paga e re si e lojtarëve më të paguar.

▫️ Klauzola e re e lirimit do të jetë 1 miliard €, ka shkruar Romano”.

Këmbëshpejti ka pasur një sezonë për tu mbajtur mend – pasi shënoi 17-të gola dhe asistoi dhjetë herë në 35 ndeshje të zhvilluara në La Liga.

Teksa, në Ligën e Kampionëve e tundi rrjetën katër herë.

Së bashku me Benzeman janë shndrruar në një tandem që i fut frikën në palcë kundërshtareve dhe i sjell shumë gëzime madrilienëve./Shqip.com