Vincent Kompany gati ta transfereojë Muric në Burnley

Legjenda e Manchester City-t pritet ta marrë drejtimin e Burnley-t nga edicioni i ardhshëm.
Kompany tani ka filluar të ndërmarrë hapat se kush do të jenë prurjet e reja në skuadrën e tij të re.
Burnley, i cili ra nga Premierliga pas largimit të Sean Dyche pas shumë vitesh, do të luajë në Championship në sezonin që po vie.
A devastating end to the season, as our relegation is confirmed.#UTC
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) May 22, 2022
Trajneri i ri, zyrtarizimi i të cilit mbetet vetëm çështje ditësh, është admirues i madh i Arijanet Muric dhe po planifikon transferin e tij, raporton gazetari Alan Nixon.
Vincent Kompany would turn to #ManCity for Arijanet Muric, should Nick Pope leave Burnley this summer. The incoming Burnley manager rates the Kosovo international highly.
[via @reluctantnicko]
— City Xtra (@City_Xtra) June 5, 2022
Holandezi që ishte pjesë e Anderlecht, do të kërkojë mundësi te Manchester City që t’i marrë shërbimet e kosovarit.
Por, kjo do të ndodh vetëm në rast se portieri aktual i anglezëve, Nick Pope largohet nga “Turf Moor” gjatë kësaj vere.

Muric nga ana tjetër, do të rikthehet te kampi i kampionit të Anglisë pasi huazimi te skuadra turke, Adana Demirspor, i përfundon në fund të këtij muaji.
Me brazilianin Ederson si startues të padiskutueshëm dhe amerikanin Zac Steffen në pankinë, e ardhmja e tij në “Etihad” është tejet e vështirë.

Prandaj, një lëvizje te “The Clarets” në formë huazimi apo edhe blerje permanente nuk mund të shihet si e pamundur. /Shqip.com