Sport Ndërkombëtar

Villarreali e siguron kualifikimin në Europa Conference League

Villarreal

Villarreali ka siguruar kualifikimin në Europa Conference League.

“Nëndetësja e verdhë” ka triumfuar në udhëtim ndaj Barcelonës, me rezultat 0-2.

Mysafirët shënuan golin e parë me anë të Pedrazas – në miunutën e 41-të.

Image
Momente nga takimi

Teksa, në rolin e asituesit ishte Dani Parejo.

U prit një përgjigje nga Barça, por nuk erdhi.

Në anën tjetër, skuadra e udhëhequr nga Unai Emery realizoi edhe një herë. Gomez e tundi rrjetën për 0-2 kur po zhvillohej minuta e 55-të.

Pas kësaj ndeshje, Villarreali ngritet në kuotën e 59 pikëve – dhe gjendet në pozitën e shtatë.

Teksa, katalunasit e mbyllin sezonin në vendin e dytë, me 21 fitore, dhjetë barazime dhe shtatë humbje.

Në takimet tjera që u zhvilluan sonte u shënuan këto rezultate:

Real Socieda 1-2 Atletico Madrid.

Sevilla 1-0 Athletic Bilbao.

Tabela e La Ligës