Villarreali e nis La Ligën – me fitore
Publikuar:
(13.08.2022 21:01:40)

Villarreali e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në La Liga.
Skuadra e udhëhequr nga Unai Emery ka triumfuar me rezultat 0-3 në udhëtim te Real Valladolid.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Nicolas Jackson – kur po zhvillohej minuta e 49-të.
Për 2-0 u përkujdes Alex Baena – në minutën e 81-të.
I njëjti futbollist realizoi edhe një herë në minutën e fundit të takimit – për epilogun përfundimtar.
Me këtë fitore – “Nëndetësja e Verdhë” jep sinjale që këtë sezon do të “luftojë” për pjesën e epërme të tabelës.
Teksa, për Valladolidin – qëllim kryesor mbetet qëndrimi në La Liga – që pritet të jetë një mision mjaftë i vështirë./Shqip.com