Sport Ndërkombëtar

Villarreal “shokon” Real Madridin

Villarreal e ka mposhtur Real Madridin në shtëpi me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së 28-të në La Liga.

Pau Torres shënoi autogol që në minutën e 16-të, por Chukwueze barazoi në fundin e pjesës së parë. Reali u rikthye sërish në avantazh në fillimin e së dytës me Vinicius Junior. Morales barazoi për “Nëndetësen e Verdhë” në minutën e 71-të, ndërkohë që Chukwueze do të kalonte për herë të parë mysafirët në epërsi.

Kjo është humbja e 5-të sezonale për Realin në La Liga, që tashmë rrezikon ta largojë dhe më shumë nga Barcelona kryesuese. Villarreali ndërkohë shkon në vendin e pestë me 47 pikë, vetëm katër më pak se Real Sociedad.

/Shqip.com