Sport Ndërkombëtar

Villa kërkon ta rikthej Emeryn në Angli

Unai Emery

Me shkarkimin e Steven Gerrard ka mbetur një vend i zbrazur në krye të Aston Villas.

Skuadra angleze kërkon që në krye të klubit ta vendos Unai Emery.

Madje janë të gatshëm të paguajnë edhe klauzolën e lirimit prej 6 milionë euro që është në kontratë e spanjollit me Villarrealin.

Nga ana tjetër Villarreal do të shpresojë që trajneri të refuzojë ofertën e Aston Villas, siç bëri me propozimin e Newcastle gjatë verës.

Steven Gerrard u shkarkua nga posti i trajnerit të Aston Villas pas vetëm 11 muajsh në detyrë, për shkak të rezultateve të dobëta.

Emery këtë stinor e ka udhëhequr “Nëndetësen e Verdhë” deri në vendin e shtatë dhe 11 ndeshje ka pesë fitore, tri brazime e tri humbje.

/Shqip.com