Sport Ndërkombëtar

Villa e vendosur ta mbajë Coutnhon

Në huazim te Aston Villa që nga janari.

Aty ku edhe Coutinho e rigjeti formën nën urdhrat e Steven Gerrard.

I cili, po përpiqet që ta mbajë atë në “Villa Park” me klubin anglez që duket se do të paguajë për të në funf të sezonit, raporton Fabrizio Romano.

“Aston Villa ka vërtet besim për të nënshkruar Philippe Coutinho nga Barça në një marrëveshje të përhershme. Është konfirmuar edhe nga Barcelona”, shkruan gazetari.

Sipas tij, anglezët do të përpiqen të arrijnë marrëveshje me Barcelonën, pasi që kanë rënë dakort me lojtarin rreth pagës së tij.

Coutinho dhe Mings, Aston Villa

Coutinho është blerja më e shtrenjtë në histori të blaugranave, të cilëve u kushtoi plot 160 milionë euro.

Teksa, me Villan ai ka katër gola dhe tre asistime në 15 ndeshje në Premierligë këtë edicion.

Vlera e tij në treg aktualisht qëndron në 20 milionë euro, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com