Ekonomi

Vijon ngritja e çmimeve të importit

Importi dhe Eksporti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat rreth çmimeve të importit, të cilat në tremujorin e parë të këtij vitit u ngritën për 1.1%.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (16.6%); letra dhe artikujt e saj (8.2%); lëkura dhe artikujt e saj (5.2%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (3.4%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.9%); produktet e industrive kimike (2.0%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.1%); mjetet e transportit (1.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikorë dhe mekanizmat e orës (1.0%); vajrat ushqyese (0.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0.1%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: druri dhe artikujt e tij (-5.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-3.7%); këpucët (-3.5%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.7%); dhe produktet minerale (-0.9%).

Ndërkaq, krahasuar TM1 2023 me TM1 2022, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 8.6%.

/Shqip.com