Lajme

Vihen nën hetim nënë e bijë, fshehën 40 mijë euro në trup dhe nuk i deklaruan në Rinas

Paratë e konfiskuara nga Policia e Shtetit

Nënë e bijë janë vënë nën hetim pasi janë kapur me 40 mijë euro të padeklaruara. Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro dhe kanë tentuar që t’i nxjerrin jashtë kufirit shqiptar pa i deklaruar, por gjatë kontrollit që iu është ushtruar nga efektivët e policisë ata kanë gjetur paratë e fshehsura.

Të dyja, S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, ndërsa 40 mijë eurot u sekuestruan nga policia.

Po ashtu, në hetim është vënë edhe një 35-vjeçare, pasi ka tentuar të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals.

Gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj, 35-vjeçarja ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Shqip.com