Lajme Ballkan

VIDEO: Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook, ka shpërndarë pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit.

Rama është shprehur se kjo portë e re nuk po shfrytëzohet vetëm nga ana e shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova por edhe nga ana e turistëve evropianë që kanë mësyrë Shqipërinë për pushime.

“MIRËMËNGJES dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar ka thënë se nga ky aeroport realizohen 12 fluturime në javë në disa qytete të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë./Shqip.com