Lajme

Vidhen mbi 18 mijë euro në Zubin Potok

Zubin Potok
Zubin Potok

18 mijë e 630 euro janë vjedhur të shtunën në Zubin Potok nga disa persona të panjohur, njofton Shqip.com.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhur arkën metalike në vlerë mbi 18 mijë eurosh.

Tutje, Policia njofton se hajnat kanë vjedhur edhe një veturë nga oborri i ndërtesës.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./SHQIP.com