Rozë

VIDEOT/ Ja pse u përjashtua Egla nga Big Brother VIP

Egla Ceno ishte banorja e dytë që përjashtohet nga shtëpia me vendim të “Vëllait të Madh”. E para ishte Sara për agresion ndaj Franceskës.

Ndërsa Egla u nxor jashtë pasi në dy momente radhazi mbrëmjen e kaluar i derdhi Meritonit në kokë gotën me verë.

Shqip.com sjell në mënyrë kronologjike atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në shtëpi.

E gjitha ndodhi gjatë debatit mes tyre në tryezën e darkës, pasi ishte mbyllur prime.

Episodi i parë i përplasjes mes tyre ishte pikërisht ky. Debatit i bashkohet edhe Ilnisa e cila i drejtohet Eglës me fjalët se duhet të zhduket.

Si të mos mjaftonte kjo përplasje, Meritoni dhe Egla nuk i ndalojnë polemikat mes tyre.

Debati verbal agravon sërish në akte të pahijshme. Egla i derdh në kokë Meritonit për herë të dytë gotën me verë.

Disa orë më pas në shtëpi mbërrin zarfi i zi.

Egla Ceno njihet me vendimin dhe e pranon atë në mënyrë sportive.

Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Vëllai i Madh pritet të marrë një vendim edhe për Ilnisën dhe Meritonin, pas provokimeve ndaj Eglës të cilat kanë nisur ditë më parë të cilat kanë qenë në kufijtë e bullizimit.

Kujtojmë se Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.

/Shqip.com