Rozë Ndërkombëtar

Videot e Zelenskyy në “Dancing with the Stars” dhe “Paddington” bëhen virale në rrjetet sociale

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është personi më i kërkuar i momentit në Twitter.

E gjithë kjo pasi ai është duke mbrojtur vendin e tij nga Rusia, pavarësisht që i është kërkuar që të largohet.

Mirëpo ai në industrinë e argëtimit u bë virale gjatë fundjavës.

Para se të zgjidhej president, Zelenskyy pati një karrierë të frytshme si artist, duke luajtur në disa filma dhe seri televizive ukrainase, përfshirë komedinë popullore “Servant of the people”, e cila përfundoi në 2019 – vitin kur filloi dhe fitoi zgjedhjet e tij presidenciale.

Siç vunë në dukje shumë në rrjetet sociale, Volodymyr fitoi gjithashtu versionin ukrainas të “Dancing with the Stars” në 2006 dhe bëri zërin e ariut në “Paddington”.

Shumë të tjerë shprehën kënaqësinë duke parë Zelenskyy teksa performonte në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës.

“Kështu që me sa duket Zelenskyy fitoi versionin ukrainas të Dancing with the Stars në 2006 dhe videoja është edhe më e mirë se çfarëdo që po imagjinoni”, shkroi një person në Twitter. 

Ndryshe, luftimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë janë në ditën e gjashtë./SHQIP.com