VIDEOLAJM/ Shkurte Fejza ngre në këmbë “Arenën Kombëtare”, 22 mijë tifozë këndojnë njëzëri këngën simbol “Mora fjalë”
Publikuar:
(13.10.2023 00:08:11)

Stadiumi kombëtar “Air Albania” u “elektrizua” nga Shkurte Fejza, e cila këndoi “Mora fjalë”, një këngë tashmë e kthyer në himn për Kombëtaren në këto eleminatore.
Tifozët kënduan njëzëri, duke sjellë emocione të papërshkrueshme në “Arenën Kombëtare”.
Në pjesën e parë kuqezinjtë kryesuan me një gol nga Jasir Asani.
Ndërsa në pjesën e dytë, dy gola u realizuan nga Taulant Seferi.
Shqipëria forcon pozitat në vendin e parë të Grupit E me 13 pikë, duke lënë pas Poloninë me 9 pikë dhe Çekinë 8.
Dy ndeshjet e radhës të kombëtares shqiptare janë ato kundër Moldavisë në Kishinau dhe Ishujt Faroe në “Air Albania”, në muajin nëntor.
/Shqip.com