VIDEO+FOTO/ A dha dorëheqjen shefi i AMP në Korçë, Dejvi Ago pasi u filmua me Guri Mazelliun?
Publikuar:
(18.10.2025 19:28:59)
Shefi i Sektorit të AMP-s Korçë, Dejvi Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi është filmuar duke qëndruar pranë Guri Mazelliut, person me precedent penal të mëparshëm.
Shqip.com, ka siguruar fletën e lirimit nga puna të Agos, ku thuhet se ai ka kërkuar vetë dorëheqjen.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme e siguruar nga Shqip.com, Ago ndodhet në një bar-lokal me Guri Mazelliun, i njohur për autoritetet për shkak se është kapur disa herë duke bërë kontrabandë me bagëti të imta.


Mazelliu dyshohet se kishte mbështetje nga Ago si dhe nga Glodian Ahmetaj, në kohën kur ka qenë drejtor i AMP Vlorë. Në videon e mëposhtme, shihet Ago bashkë me Ahmetaj, të cilët ndodhen në banesën e Mazelliut duke kërcyer bashkë.
/Shqip.com