Lajme

VIDEO/ Tuneli i Llogarasë gati në 30 qershor, Balluku inspekton punimet në terren: Po ndërtohen edhe rrugët lidhëse

Fluksi i rritur i turistëve dhe temperaturat e larta kanë shtuar vizitorët e huaj dhe vendas drejt jugut të vendit.

Për të shmangur krijimin e trafikut nga punimet në tunelin e Llogarasë, parashikohet që deri në hapjen e plotë të ketë një skedulim të punimeve gjatë fundjavës.

“Këtë vit sezoni duket se ka nisur më herët. Dhe shohim që ka trafik gjatë fundjavës, ndaj do t’ju kërkoja që të përcaktonit një skedulim të punimeve gjatë fundjavës në mënyrë që të mos bëheni pengesë për qarkullimin e mjeteve”, tha Balluku.

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve tha se objektivi për të hapur tunelin është data 30 qershor.

Por a do të jetë ky tunel i qarkullueshëm për të gjithë?

“Në do të njoftojmë dhe me policinë rrugore, por duhet të themi që ky tunel këtë sezon turistik do të jetë i kalueshëm vetëm për makinat dhe autobusët. Ndërsa makinat e tonazhit të rëndë nuk do të mundën këtë muaj vere. Në përfundim të sezonit do të vendosim dhe sensorët brenda tunelit”, tha Balluku.

Belinda Balluku: Të dy tunelet i kemi në vëmendje dhe unë i inspektoj shpesh, si atë të Murrizit dhe atë të Llogarasë. Edhe tek tuneli i Murrizit, megjithëse po punohet ngadalë, po punohet mirë. Sot kemi ardhur të shohim rrugët ndërlidhëse, ku po inspektojmë rrugën pas daljes nga tuneli, aksin Palasë-Dhërmi. Ndërkohë që tuneli do të ketë 4 korsi, rruga në dalje dhe një korsi që do shkojë djathtas me rrugën e re. Ky tunel do të jetë gati në datën 30 qershor. Ky sezon turistik po fillon më shpejt këtë vit. Ndërkohë që ne punojmë, do të shtohet edhe trafiku gjatë fundjavave, dhe duhet të përpiqemi që të mos krijojmë trafik në këtë zonë. Të kemi kujdes me fashat oraret kur punohet. Tuneli i Llogarasë vendoset në rangun e tuneleve të gjata. Kemi marrë parasysh edhe faktin se numri i automjeteve do të vijë në rritje. E kemi konsultuar që tubi i emergjencës të kthehet në një tub qendror.

Tuneli i Llogarasë është një ndër veprat publike më të rëndësishme.

Me një gjatë prej 6 km, kjo vepër do t’i japë një hov edhe më të madh turizmit në jug të vendit.

/Shqip.com