Lajme Botë

VIDEO / Tërmeti në Japoni, katër viktima e qindra të plagosur

Autoritetet japoneze vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar nga tërmeti që goditi sot vendin. Të paktën katër persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Frika për një rritje të numrit të viktimave është e madhe, pasi autoritetet ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesa, pasi dyshohet se mund të ketë persona të bllokuar.

Rreth 60 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti fillestar. “Ka njerëz të bllokuara sepse shumë ndërtesa janë shkatërruar”, thanë autoritetet vendase.

/Shqip.com