Lajme

VIDEO/ Tensione mes demokratëve në Kuvend, Noka dhe Bardhi i shkulin mikrofonin Flutura Açkës, reagon ashpër Basha

Tensione e debate ka pasur sot mes demokratëve dhe përfaqësuesve të opozitës në Komisionin Parlamentar të Medias.

Deputetët e opozitës kanë tentuar të bllokojnë punën e komisionit, duke përdorur zhurmues, ndërkohë që Flamur Noka ka debatuar me drejtuesen e komisionit Flutura Açka duke i shkulur edhe mikrofonin.

Deklaro se je me mazhorancën. Këtu ke ardhur me votën e demokratëve, kur të vish me votën e socialistëve. Po i shërbeni Ramës”, ka thene nder te tjera Noka.

Edhe Gazment Bardhi ka qenë insistues në qëndrimin e tij duke i kërkuar Açkës të ndërpresë punën e Komisionit, pasi opozita ndodhet në prostestë ndaj refuzimit të kërkesave të saj nga mazhoranca.

Situata e pazakontë në Kuvendin e Shqipërisë ku përplasjet mes opozitarëve vijojnë prej një kohe të gjatë ka sjellë reagimin e ashpër të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë“, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Nuk vonoi reagimi i Gazment Bardhit i cili iu përgjigj Lulzim Bashës.

“Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!“, tha ai.

Protagoniste e incidentit, Flutura Açka dënoi aktet e kryera nga dy kolegët e saj demokratë.

Në një deklaratë për gazetarët, Açka u shpreh se ata duan të mbajnë në kaos Parlamentin, ndërsa theksoi se “ngritja e komisioneve hetimore që kërkon opozita janë të domosdoshme”.

Sipas Açkës, kjo formë e të bërit opozitë nuk i sjell përfitime opozitës.

“Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet të mbajmë në kaos Parlamentin. Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës time si deputetë të dal dhe të bërtas nëpër korridor dhe mos tregoj ku e ka plagën kjo qeveri, çfarë vjedh dhe ku vjedh. Kjo ka qenë arsyeja që këtë vit ta nis komisionin me prezence fizike. Sic e patë vetë, u bëtë dëshmitarë të një përplasje. Me vjen keq sepse është një përplasje me kolegët tanë që duan të prishin seancat. Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet. Më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni ne kemi përkeqësuar klimën. Kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë në dritë”, tha deputetja Açka.

/Shqip.com