Lajme

VIDEO/ Sulmoi babin e tij me sëpatë, momenti kur RENEA prangos 35-vjeçarin në Shijak

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Shijak. 35-vjeçari Eduart Hoxha sulmoi dhe kërcënoi babain e tij për vdekje duke e goditur me sëpatë.

Mësohet se Eduart Hoxha nuk është një person i cili ka precendentë të mëparshëm penal si dhe as një person i cili ka pasur probleme të mëparshme me lëndët narkotike.

Sipas policisë sherri ka nisur se babai i tij i kishte thënë se përse nuk punon. Pastaj debati ka kaluar në sherr verbal e më pas në kanosje.

Hoxha mund të ketë probleme të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor pasi qante dhe ofendonte forcat e rendit.

Ai u prangos nga RENEA pas efektivët negociuan me të.

Shqip.com sjell pamjet e operacionit të Njësisë Speciale RENEA.

/Shqip.com