Lajme

(Video)-Sulmohet Sali Berisha, qytetari e godet në fytyrë

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestë.

Po ashtu pak minuta më parë ka ndodhur edhe një incident në mesin e protestueseve. Gjithashtu është bërë e ditur se është sulmuar Sali Berisha.

Mësohet se një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes.

Protesta është lajmëruar për t’u mbajtur në orën 12:00 para selisë së kryeministrisë. Por godina është brenda perimetrit të sigurisë së samitit dhe policia ka deklaruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve aty, por ka siguruar mbarëvajtjen e opozitës në çdo vend tjetër jashtë këtij perimetri.

Mbetet për t’u parë se ku do të zhvillohet protesta dhe nëse do të ketë përballje me forcat e rendit, të cilat kanë bllokuar kalimin nga ura e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Sheshi “Nënë Tereza”, raporton EuronewsAlbania.

Në anën tjetër sot në Tiranë po mbahet samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimorë.

/Shqip.com