Lajme Botë

Video sesi peshkaqeni del nga uji dhe kafshon parashutistin në këmbë në Detin e Kuq

Parashuta në Detin e Kuq,

Një peshkaqen ka dalë nga uji dhe ka kafshuar këmbën e një burri i cili po kalonte me parashutë mbi Detin e Kuq, transmeton SHQIP.

Pamjet e xhiruara, të premten, tregojnë momentin kur parashutisti 37 vjeçar nga Jordania po rrinte pezull mbi ujë në Aqaba kur peshkaqeni shfaqet papritur dhe e kafshon atë në këmbë.

Burri humbi një pjesë të pasme të këmbës, shqeu muskujt dhe theu disa brinjë nga ky sulm i peshkaqenit, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak “Prince Hashem”, ku operoi këmbën e djathtë. Gjendja e tij u përshkrua si stabile.

Mohammad Qatawneh nga Qendra Ndërkombëtare e Zhytjes në Aqaba i tha mediave lokale se, edhe pse tronditëse, sulmet nga peshkaqenët në Gjirin e Aqabas janë të rralla.

“Unë jam zhytur për 20 vjet dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për një sulm të peshkaqenit”.

Edhe disa njerëz të tjerë janë sulmuar në Detin e Kuq nga peshkaqenët gjatë vitit të kaluar megjithëse kishin ndodhur më larg, në jug në brigjet e Egjiptit./SHQIP.com