Lajme

VIDEO/ Sekretari i Kuvendit, Genc Gjonçaj sulmohet me miell nga Flamur Noka

Tjetër incident në Kuvendin e Shqipërisë teksa zhvillohej seanca plenare.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj është sulmuar me miell nga deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka.

Në pamjet që sjell Shqip.com duket momenti kur Gjonçaj mbulohet nga mielli.

Ai e merr me sportivitet sulmin e deputetit opozitar dhe e ironizoi atë duke i thënë ‘bravo” apo “po bëni Teatër”.

/Shqip.com