Lajme

VIDEO/ Salianji mesazh nga SHBA: Lufta kundër korrupsionit, jetike për Shqipërinë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merr pjesë konferencën botërore për antikorrupsionin, në Atlanta!

Përmes një videomesazhi nga Qendra Qeveritare e Kongreseve, Salianji shprehet se për Shqipërinë është jetike lufta kundër korrupsionit.

Sipas tij, korrupsioni është plaga më e madhe që e ka mbërthyer vendin prej 10 vitesh.

Thirrja e tij për organet e drejtësisë është që të luftojnë korrupsionin e niveleve të larta pavarësisht nga personat dhe fuqia politike e tyre.

“Në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është e domosdoshme që çdo vend të ketë kontroll dhe balancë të pushteteve, të ketë pushtet gjyqësor të pavarur, të ketë institucione të cilat balancohen dhe kontrollojnë njëra-tjetrën për të bërë të mundur që korrupsioni të luftohet pavarësisht nivelit, pavarësisht personave dhe pavarësisht fuqisë së atyre që e ushtrojnë. Ky është mesazhi kryesor që po jepet në Qendrën Qeveritare të Kongreseve”, shprehet Salianji në videon e publikuar në llogarinë e tij të Facebook.

/Shqip.com