Rozë

VIDEO/ Rrëfimi ndryshe i Saimir Kodrës: Pse i them djalit mëso mirë gjermanisht, se këtu…

Moderatori i emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra rrëfen jetën e tij për “Albana Osmani Shoë”. Ai shprehet i zhgënjyer në raport me zhvillimet që po kalon vendi. Sistemi arsimor, thotë Kodra, ka dështuar.

Jo pa qëllim ai thotë se djalin e tij, vetëm 15 vjeç, e këshillon të mësojë gjermanisht dhe të largohet sepse në Shqipëri nuk ka të ardhme.

Saimir Kodra: Djalit tim i them mëso mirë gjermanisht.

Albana Osmani: Pse? Të ikë në Gjermani?

Saimir Kodra: Po.

Albana Osmani: Kjo është zgjidhja? Pse duhet të ikë nga ky vend?

Saimir Kodra: Duke parë sistemin arsimor që është shkatërruar, nuk mundet të krijojë bazën e të qenurit një intelektual, që të menaxhojë një sektor privat apo publik. Jashtë mund të bëhet një lider i mirë. Mund të shkollohet atje dhe të kthehet, duhet të ndryshojë koncepti i gjësë këtu. Djali është 15 vjeç. Kam 40 vjet që punoj dhe e çoj ku të më dojë kokrra e qejfit. Këtu do ta deformojnë nëpër dhoma hashashi, argjileje, nëpër femra, nëpër njerëz që kanë makina luksoze. E çuara jashtë…

/Shqip.com