Lajme

Video- Rama: Pushimet e para pa kufi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë publike një video te kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në videon e publikuar Rama ka shkruar se këto janë pushimet e para pa kufi.

“Pushimet e para pa kufi në mes të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Rama.

Në videon e postuar nga Rama është bërë edhe krahasimi me të kaluarën ku shumë qytetarë pritnin në rend për tu funtur në Shqipëri dhe anasjelltas.

Kjo është arritur në bazë të marrëveshjes midis Kosovës dhe Shqipërisë të nënshkruar në mbledhjen e fundit në mes dy qeverive.

Në këtë mbledhje është rënë dakord që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

Sot qytetarët e Kosovës mund të shkojnë  për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë duke e kaluar kufirin pa asnjë ndalesë./Shqip.com