VIDEO/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt Kryeministrisë
Me sirena alarmi përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Opozita e Bashkuar nisi protestën e thirrur prej saj para Kryeministrisë.
Dhe kur kanë kaluar pak minuta nga nisja e saj kanë nisur dhe tensionet e para në shesh mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Shkak janë bërë hedhja shashkave dhe tymuesve në drejtim të godinës qeveritare menjëherë pas fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Drejt Kryeministrisë u hodhën edhe bomba molotv.
Protesta e sotme përmban edhe një simbol të veçantë që sjell në kujtesë të shqiptarëve diktaturën e shkuar komuniste, me rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, më 20 shkurt të ’91.
Opozita shqiptare thotë se Shqipëria ndodhet në të njëjtën situatë si 33 vite më parë, me autokracinë e vendosur në vend nga Edi Rama, si pasardhës i drejtpërdrejtë i nomenklaturës komuniste.
Forca të shumta policore blinduan Kryeministrinë për të mbajtur në kontroll.
/Shqip.com