Rozë

VIDEO/ Princ Leka harron sherret, i fryn qirinjve për ditëlindjen e tij me Geraldinën

Princ Leka, i cili feston sot ditëlindjen e 42-të, ka ndarë një video teksa fryn qirinjtë më vajzën e tij, princeshën Geraldinë.

I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”-shkruan princ Leka krahas videos së ndarë në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston me vajzën.

Kjo ditëlindje Princ Lekën e ka gjetur jo vetëm të ndarë nga familja, por edhe në procese gjyqësore.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi të dyja palët janë përplasur në datën 5 mars, kur Princi ka shkuar tek Pallati Mbretëror për të takuar vajzën e tyre të mitur.

Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

Sipas urdhrit të gjykatës, Princ Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetën në prani të dados.

Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.

/Shqip.com