Lajme

VIDEO/ Pluhuri afrikan mbulon Tiranën – ç’po ndodh në kryeqytet?

Prej mëngjesit të sotëm, Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.

Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit.

Për shkak të erërave të forta nga Saharaja në drejtim të veriut, e gjithë pjesa jugore e Europës është mbuluar nga sasi të mëdha pluhuri. Por më intensiv problemin e ka Malta, Italia e Jugut dhe Greqia. Kjo e fundit ka përqendrimin më të madh të pluhurit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht. Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta. Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë.

Çfarë është pluhuri Saharian?

Janë grimca të pezulluara në atmosferë në shkretëtirën e Saharasë dhe transportohen nga erërat në rajone të tjera. Prania e tij në atmosferë mund të shkaktojë njëfarë turbullira në qiell dhe, në disa raste, zvogëlojnë ndjeshëm dukshmërinë. Inkursionet saharane shpesh quhen smog ose thjesht pluhur ajror. Ky cikël shkaktohet nga lëkundjet e vogla të boshtit rrotullues të planetit teksa rrotullohet rreth Diellit. Këto lëkundje e ndryshojnë vendndodhjen e Musonit të Afrikës së Veriut, dhe e zhvendosin rërën e Saharasë nga një shtet në tjetrin.

/Shqip.com