Lajme Ballkan

VIDEO/ Plas sherri në Kuvendin e Serbisë, deputetët përplasen me sigurimin

Parlamenti i Serbisë është përfshirë nga kaosi ndërsa po diskutohej për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Deputetët kanë përplasur duart në tavolinat e tyre duke shkaktuar zhurmë dhe kaos.

Për shkak të situatës së tensionuar, sigurimi është dashur të ndërhyjë dhe më pas janë vendosur para foltores së Kuvendit, për të mos lejuar që anëtarët e opozitës të afrohen drejt kryetarit.

Gjithashtu si shihet edhe nga video e publikuar në rrjete sociale në një moment deputetët e opozitsë janë përplasur me gardistët.

/Shqip.com